Flash News

KRYESORE

Nëna e bashkëpunëtorit të vrasësit të Jurgen Kurtit: Im bir nuk është kriminel

Nëna e bashkëpunëtorit të vrasësit të Jurgen

Olsi Qalliaj është një ndër të rinjtë që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë. Nëna e 22-vjeçarit ka mohuar përfshirjen e djalit të saj, duke sqaruar se i biri nuk ka makinë dhe se e vërteta do të dalë shpejt në drite.

“E vërteta do të dalë në shesh. Ato që kanë dalë janë një skandal, janë të pavërteta. Djali ka nëj xhaxha në Itali dhe një në Amerikë.Nuk është gjetur asnjë armë në shtëpi. Djali nuk ka makinë, nuk ka biznes nuk ka asgjë. Bashkëshorti është në emigracion. Kemi një dyqan të vogël, me atë ushqehemi. Nuk e besojmë që djali e ka bërë këtë gjë”, ka thënë Edlira Qalliaj per News 24.

Deri tani në lidhje me vrasjen e Kurtit janë arrestuar, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi, ndërsa është shpallur në kërkim Klodian Bane. Të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të fundit