Flash News

KRYESORE

Nëna e Chrissy Teigen shpërthen në lot teksa i jep lamtumirën vogëlushit Jack

Nëna e Chrissy Teigen shpërthen në lot teksa i jep

Ditën e djeshme, Chirssy Teigen ka dhënë një lajm të trishtë për familjen e saj dhe fansat. Ajo dhe bashkëshorti i saj John Legend do të bëheshin prindër për herë të tretë por që e humbën ende pa lindur.

Nëna e modeles, Vilailcuk, i ka bërë njerëzit të përloten me një video, në të cilën shihet duke i dhënë lamtumirën të voglit që nuk mundi të shihte botën. Në videon brenda spitalit ajo shfaqet duke qarë, ndërkohë që një infermiere mban në krahë foshnjën.

“Mund ta prekësh nëse dëshiron”, i thotë infermierja nënës së Chrissy, që shihet me lot në sy.

Të fundit