Flash News

KRYESORE

Nëna e Ledri Vulës rrëfen përshtypjet e takimit të parë me "të renë": Nuk e di si duhet nusja, por di si duhet Sara

Ata janë tashmë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Po flasim për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara. Sot në programin “Pushime on Top”, në Top Channel, kemi dëgjuar për herë të parë rrëfimin e nënës së Ledrit, Xheraldina Vula e cila shprehet tejet e lumtur për këtë lidhje.

“ Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri teksa ka hapur për grupin e xhirimit të “Pushime on top”, derën e shtëpisë së saj në Brezovicë.

Por si ka qenë takimi i saj i parë me Sarën?! Moderatori Flori Gjini ka qenë kurioz ashtu si shumë të tjerë dhe Xheri Vula nuk ka ngurruar të tregojë detaje nga ky takim.

“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit, dhe une thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, ka thënë Xheri.

Nuk i re në sy Ledrit, apo prisje të ta thoshte vet, ka vijuar me tej moderatori Flori Gjini dhe Xheri u shpreh se, “Ledri është pak natyrë introverte, edhe pse shumë i dashur. Ledrit s’mund t’ja nxjerrësh fjalët nëse nuk do ai vet”.

foto galeri

foto galeri

Të fundit