Flash News

KRYESORE

Nëna e Ledrit tregon gatimet që Sara "vdes" t'i shijojë nga duart e saj

Nëna e Ledrit tregon gatimet që Sara "vdes" t'i

Sara kuzhinere fantastike, mirëpo çfarë pëlqejnë nuse e vjehërr nga duart e njëra tjetrës? Se cilat janë gatimet për të cilat Sara “vdes” t’i shijojë nga duart e vjehrrës, këtë na e tregon pikërisht Xheri.

Xheraldina Vula drejton prej vitesh një prej programeve më të suksesshme të gatimit në Kosovë , “ Diçka po zihet”. Por recetat fantastike të programit Xheri jonë shpesh i bën pjesë edhe të kuzhinës së saj. Tashmë me Ledrin dhe Agronin (bashkëshortin e saj) e ka të fituar betejën, po me nusen e saj Sarën?! A i pëlqen ajo gatimet e saj?! Ka qenë kjo pyetje që i ka drejtuar sot moderatori i programit “Pushime on Top”, në Top Channel, Flori Gjini; dhe Xheri si gjithnjë ka folur shumë sinqerisht dhe pa doreza:

“Në të vërtetë edhe Sara gatuan shumë mirë. Ushqimet moderne dhe “healthy food “ e ka pikë të fortë. Quinoan, avokadon i bën në mënyra të ndryshme, ndërsa unë gatuaj ushqime tradicionale dhe Sara vdes për piten time me spinaq dhe lecenikun tim”, është shprehur në këtë intervistë të parë në statusin tashmë të konfirmuar të vjehrrës, Xheraldina Vula.

Po ashtu, ndër të tjera e Xheri na tregon se Ledri Vula ka në koleksionin e tij 180 filxhanësh, të cilët i ka që nga koha kur ka lindur e deri tani.

“Faleminderit për këtë dhuratë Flori, po ku e dije ti që unë jam e fiksuar pas filxhanëve. Kur Ledri ishte i vogël unë i kam blerë filxhanin e tij dhe nuk kam lejuar që me atë të pinte askush veç tij. Sot Ledri ka më shumë se 180 filxhanë në koleksionin e tij”, ka thënë Xheri.

Xheri Vula ka treguar se karantinën e ka kaluar duke punuar për programin e saj “Diçka po zihet”, por ka shtuar se ka shkruar edhe një skenar filmi, puna për të cilin do të nis së shpejti.

Të fundit