Flash News

KRYESORE

Nëna e nuses kurohej nga kanceri, çifti organizon dasmën në spital

Nëna e nuses kurohej nga kanceri, çifti organizon dasmën

Një dasmë e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një ka zhvilluar ceremoninë në ambientet e spitalit.

Arsyeja e këtij vendimi ishte sepse nën e nuses qëndronte e shtruar prej kohësh pasi po kurohej nga sëmundja e kancerit.

Ajo u emocionua shumë kur pa në derën e dhomës së saj vajzën të veshur me fustan të bardhë e shoqëruar nga dhëndri dhe dëshmitarët.

Mjekët e spitalit e pranuan menjëherë kërkesën e çiftit pasi kjo sëmundje sipas tyre kërkon mbështetje dhe moral të lart për tu kaluar.

"Ne organizuam diçka si kjo për të mbajtur lart moralin e nënës sime, sepse ajo gjendet e shtruar në spital prej disa javësh”, – tha për mediet nusja. "Të gjithë ishim të lumtur. Por edhe nënën time e patë sa e lumtur ishte."

Ndërsa dhëndri tha se, nga eksperienca, është vërtetuar se kjo sëmundjeje ka nevojë për moral të lartë. Ky ishte edhe qëllimi i tyre: “Shpresojmë që kjo që bëmë të mund ta ndihmojë atë.”

Ndërsa bashkëshorti i Ayla Sakar, Sakettin, mësues në pension, tha se bashkëshortja e tij u diagnostikua me kancer në vitin 2003 dhe gjatë gjithë kohës ka bërë trajtime të pafundme.

Të fundit