Flash News

KRYESORE

Nëna e saj ka ditëlindjen, Dua Lipa i bën urimin në shqip

Nëna e saj ka ditëlindjen, Dua Lipa i bën urimin në shqip

Mamaja e këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, ditën e sotme feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i vajzës së saj.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, këngëtarja i ka dedikuar mamasë së saj disa fjalë zemre, ku nuk ka nguruar ta urojë edhe në shqip.

“Gëzuar ditëlindjen mami. Falë teje unë jam kjo që jam sot. Faleminderit që je kujdesur dhe ke qenë gjithmonë këtu për mua. Faleminderit për sinqeritetin dhe që më mësove të eci në rrugën e duhur, sepse më mësove të eci e lirë dhe në mënyrë të ashpër, prandaj unë mund të arrij gjithçka që kam në mendje. Pra, faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe që po bën për familjen tonë. Të dua më shumë nga sa fjalët mund të thonë. Të dua nana edhe 100 të tjera”, shkruan Dua Lipa bashkangjitur fotos me të ëmën.

https://www.instagram.com/p/Bkksa8KlGHL/?taken-by=dualipa

Të fundit