Flash News

KRYESORE

Nëna e të arrestuarit të protestës: Djali në burg vetëm se foli në mikrofon

Nëna e të arrestuarit të protestës: Djali në burg

Nëna e Dorjan Protoduarit, i ndaluari i vetëm i lënë në burg nga protesta para parlamentit ka thënë se djali i saj nuk ka kundërshtuar forcat e policisë.

Linda Protoduari dyshon se kjo mund te jete edhe nje hakmarrje e kryeministrit Rama, me te cilin ka pasur disa debate ne Spitalin Ushtarak.

"Djali im kërkon të mbrojë çatin e shtëpisë së vet. Djali im vetëm se ka folur në mikrofon, nuk ka bërë asgjë më tepër. Unë kam bërë debate me kryeministrin kur isha e shtruar në spitalin ushtarak. Kjo është hakmarrje e tij. Kryeministri ka blerë prokurorë e gjykatës”, pohoi ajo.

Zonja Protoduari shtoi se edhe ajo është dhunuar nga forcat e policisë, duke treguar disa foto të saj ku tregoheshin qartë shenjat e dhunës në trup.

https://www.youtube.com/watch?v=eM-PZbjImfk

Të fundit