Flash News

KRYESORE

Nëna e tij mbush 80 vjet, ja si e uron presidenti

Nëna e tij mbush 80 vjet, ja si e uron presidenti

Nëna e presidentit të Kosovës, z. Hashim Haçi ka mbushur sot 80 vjet. Me anë të një postimi në FB, të një urimi dhe një fotoje me nënën e tij, presidenti Thaçi shkruan:

“E dashur Nënë,

I mbushe tetëdhjetë vjet.

Një jetë e tërë jo dhe aq e lehtë.

Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e mira na rrite me dashuri të pafund, me kujdes të përhershëm, me duart e punës, me fjalën e mirë, me shqetësime nëne, si gjithë nënat e botës. E, mbi të gjitha, na mëkove me dashurinë ndaj atdheut.

Uroj që çdo ditë ta gëzosh me shëndet të mirë, e rrethuar me dashuri dhe respekt nga njerëzit e tu më të dashur. HTH”

Të fundit