Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Nëna i hodhi në lumin Seman, flet ‘heroi’ që shpëtoi binjaket 6-vjeçare: Nëna tentoi t’i mbysë me duar edhe në sy të policisë
Në foton e siguruar nga politiko.al ju njohim me Ardimir Murataj. Është i riu i cili pa frikë mund të cilësohet si hero për gjestin human që kreu tre ditë më parë, ndërsa po peshkonte në lumin Seman.
Së bashku me një person tjetër, Ardimir nga Fieri u shpëtoi jetën dy vajzave binjake, përkatësisht 6-vjeç, pasi u hodhën në lumë nga nëna e tyre me qëllim për t’i mbytur.
Ngjarja e rëndë, për fatin e mirë të dy vogëlusheve nuk përfundoi në tragjedi. Nëna, Rudina Kisha 42-vjeçe tentoi t’i mbyste në lumë bashkë me veten, por e gjithë ngjarja ëhstë parë nga djaloshi, i cili bashkë me një tjetër kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë nxjerrë në breg.
“Në një intervistë për ‘News 24’ ai rrëfeu ngjarjen dhe tregoi se si nëna e vendosur tentoi sërish të mbyste të bijat e mitura me duar edhe para policisë.
“Isha për peshk kur pashë ngjarjen në lumin Seman. Gruaja tentoi të mbyste vajzat dhe veten. Unë bashkë me një shok u futëm në lumë dhe i shpëtuam. Pasi i nxorëm vajzat, gruaja tentoi edhe një herë të mbyste vajzat e saj me duar, edhe pse policia kishte mbërritur, pasi ne e telefonuam. Nuk e ndjej veten hero, por jam i lumtur që kam shpëtuar dy engjëj”, është shprehur Ardimiri.
Ndërkohë, një ditë më parë, Kisha është lënë në arrest me burg, pasi akuzohet edhe për djegie të qëllimshme të shtëpisë së bashkëjetuesit në një fshat të Fierit, tre ditë më parë.