Flash News

KRYESORE

Nëndetësja e zhdukur, qeveria argjentinase e pranon zyrtarisht se kanë vdekur të gjithë

Nëndetësja e zhdukur, qeveria argjentinase e pranon zyrtarisht se

Qeveria argjentinase ka pranuar, për herë të parë, se 44 anëtarët që ndodheshin në nëndetësen Ara San Juan, që u zhduk 20 ditë më parë, kanë vdekur.

Ministri i Mbrojtjes, Oscar Aguad ka thënë për mediat se misioni 'search and rescue', që përfundoi të enjten e kaluar “nis kur ka të humbur në det dhe mbyllet kur shpëtohen ose kur nuk ekzistojnë më kushtet që ata të jenë gjallë. Sipas marinës kushtet mjedisore dhe koha e kaluar e bëjnë të pamundur që ekuipazhi të jhetë gjallë”.

Pra “kanë vdekur të gjithë?”, u pyet ministri.

“Ekzaktësisht”, qe përgjigja e tij.

Të fundit