Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Nënë e tre fëmijëve, deputetja e PS këshillë edhe të birit që shkoi në klasë të parë: Mam, bëhuni kuriozë për çdo
Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka qenë edhe për të një ditë me emocione.
Veç të bijës që nisi gjimnazin, për herë të parë në bankat e shkollës u ul edhe djali i vogël i Mesit, Edani, për të cilët ajo nuk ka kursyer edhe disa këshilla.
“Sot dua ti uroj të gjithë fëmijëve një vit të mbarë shkollor.
Edanit që sot ka ditën e parë të shkollës, bashkë me mbesën Noemi, Irisit që hyn në gjimnaz, Erlindit që në Tetor do jetë student Universiteti i them:
Mam, ju qoftë i mbarë rrugëtimi në jetë, bëhuni kurioz për çdo gjë, mësoni dhe pyesni për çdo gjë, merrni sa më shumë dije pasi janë pasaporta për të ardhmen tuaj dhe qofshi fëmijë të lumtur. Ne prindërit na keni suport për çdo nismë apo sfidë edhe kur do të mendoni se nuk ju duhemi më”, shkruan ish zv.kryeministrja.