Flash News

KRYESORE

“Nënë Tereza–Hije dhe Dritë”, shafqja që rikthehet në teatrot e Parisit

Jeta Nënë Terezës do të shpaloset në ditët në vijim në teatrot e Parisit. Publiku do të njihet me jetën e një bamirësje që rrugëtimin jetësor të saj nuk e ka patur aspak të lehtë, por në të cilin ka dëshmuar se dashuria dhe shpirti human triumfojnë mbi gjithçka.

Aktorja Catherine Salviat, një prej aktoreve më të mira franceze, duke nisur nga java tjetër do të sjellë në jetë Nënë Terezën në teatrot e Parisit dhe Monakos. Aktorja Salviat është 70 vjeçare dhe ka fituar çmimin më të madh francez për aktoren më të mirë – Çmimin Moliere

“Nënë Tereza – Hije dhe Dritë” është shfaqja nga Joëlle Fossier e cila nga data 24 do të nis të shfaqet në teatrot e Parisit. Fillimisht do të startojë në Theatre du Lucernaire në Paris. Shfaqja është një një udhëtim nëpër nëpër trasenë e jetës së Nënë Terezë, siç shkruhet në konceptin e shfaqjes. E njëjta shfaqje është dhënë vitin e kaluar, në shtator.

Të fundit