Flash News

KRYESORE

Nënkryetar për Bashkinë Shkodër? Voltana Ademi: Jam në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Nënkryetar për Bashkinë Shkodër? Voltana Ademi: Jam në

Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë së Shkodrës shprehet se është në detyrë deri ditën kur kreu i ri këtij organi do të bëjë betimin.

Në një intervistë për ‘Panorama’, Ademi e cilëson ilegjitime mbledhjen e sotme për konstituimin e Këshillit Bashkiak , apo mundësinë që prej këtij takimi të zgjidhet një nënkryetar i ri bashkie.

Në kushtë të tilla, Ademi thotë se do të vijojë punën normalisht, pasi sipas saj mbledhja e thirrur nga prefekti i ka kaluar afatet ligjore.

“ Këshilli e zhvillon mbledhjen jo më larg se 20 ditë nga data e shpalljes së rezultatit nga organi kompetent. Ky afat ka përfunduar më 16 gusht. Po ashtu, KQZ nuk kishte kuorumin për shpërndarjen e mandateve të këshillit bashkiak, pra mbledhja e sotme është ilegjitime. Do të vazhdoj të punoj deri në momentin që zgjedhjet për Bashkinë Shkodër të realizohen, shpresoj të kryhen sa më shpejt”, u shpreh Ademi.

E pyetur nëse do ta njohë nënkryetarin e ri të dalë nga këshilli i ri bashkiak, Ademi insiston se çdo përfundim i dalë është në shkelje ligjore.

“Nëse një këshill ilegjitim kërkon të shkelë me ‘kreativitet’ ligjin, nën shembullin e KQZ siç e cilësoi raporti i OSBE/ODHIR duhet ta parashikojmë edhe reagimin e ligjshëm të qytetarëve shkodranë dhe gjithë shqiptarëve. Ne kemi informacione se qeveria po përgatit një skenar të frikshëm, asfiksues për Shkodrën. Është detyra jonë ta parandalojmë, ta mbrojmë qytetin përballë një sulmi barbar, të paprecedentë”, shprehet Voltana Ademi.

Të fundit