Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i PD-së: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e Ramës në Surrel

Nënkryetari i PD-së: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, hodhi akuza të forta ndaj Agim Kajmakut dhe tha se ai bën punën e bahçevanit te vila e Edi Ramës në Surrel.

“Ka një vendim qeverie që i jep Kajmakut, nuk e di se sa euro, për të zbukuruar Surrelin. Jo vetëm e zbukuroi vilën e Ramës, por tani bën edhe bahçevanin aty. Pra, asgjë nuk është e rastësishme, Rama e ka krijuar vetë këtë qerthull dhe nuk e di si do ta zgjidhë”, tha Paloka në emisionin “Opinon” në Neës 24.

Ish-deputeti foli dhe për Valdrin Pjetrin, i cili dha u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës, pas akuzave të opozitës, ku rezultonte se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.

“Ai ka shkuar me vetëdije në këtë pikë, që nga farsa e 30 qershorit, vendosja e figurave kriminale, si Valdrini në Shkodër, që e çoi me zor. Me Kajmakun ka mbyllur gojën, e di shumë mirë, se i ka zgjedhur vetë”.

Nënkryetari i PD-sw, foli dhe për dekriminalizimin, ku theksoi se politikanët shqiptarë veç “dajaku” i fut në rrugën e duhur. Ai deklaroi se qeveria shqiptare ka thyer rekorde duke kaluar nga një skandal në tjetrin. Sipas Palokës, politikanët që kanë probleme me ligjin duhet të qërohen sa më parë dhe në vend të tyre të caktohen emra me integritet.

Të fundit