Flash News

KRYESORE

Nënkryetarja e këshillit bashkiak fyen qytetarët e saj, kryebashkiaku e detyron të kërkojë falje

Nënkryetarja e këshillit bashkiak të Kavajës, Dhurata Sheme, që vjen nga radhët e socialistëve, ka përdorur një fjalë fyese për qytetarët e saj gjatë debatit që po zhvillonte me një prej anëtarëve të këshillit.

“Për llogje Kavaje ka plotë”, u shpreh Sheme gjatë debatit në mbledhje, çka shkaktoi zemërim te anëtarët dhe kryebashkiaku Isa Sakja.

Sakja kërkoi nga Sheme që të kërkonte falje për fjalën e thënë, pasi nuk e lejonte që të fyente banorët e Kavajës. Pas kritikave të shumta, nënkryetarja u detyrua të kërkojë falje publike. 

Të fundit