Flash News

KRYESORE

Nënkryetarja kundër Sekretarit të FRPD: Përfaqëson veten, jo Forumin; je lapsus në prezantim

Nënkryetarja kundër Sekretarit të FRPD: Përfaqëson

Nënkryetarja e FRPD, Besa Petriti, në një postim në Facebook ka reaguar ndaj takimit të sotëm të një grupi demokratësh në Korçë, duke e quajtur atë 'abuzim në errësirë'. Ajo është kundër prezantimit në kapacitet personal të drejtuesve të Forumit duke përdorur simbole të tjera, që nuk përfaqësojnë siglën e FRPD. Petriti e ka me Sekretarin e Përgjithshëm të FRPD Grigels Muçollari, i cili është parë në takimet e Astrit Patozit nëpër rrethe.

Statusi i plotë:

Ne Korce, ne nje salle te erret, sapo u prezantua ne nje panel pa korcare nje perfaqesues i FRPD. 

PERFAQESIM nuk quhet te mbash nje qendrim individual nen emrin dhe mbiemrin tend, pa dhene asnje shpjegim, te behesh pjese e levizjeve me flamuj e slogane te ndryshme nga ato zyrtaret e PD, apo fushatave qe skane asnje lidhje me FRPD. Kjo eshte te perfaqesosh VETEN, jo forumin. Ne rastin me te mire eshte nje lapsus ne prezantim dhe ne rastin me te keq nje abuzim ne erresire.

P.s Dhe ndizini dritat se demokratet korcare jane fisnike e te pamshem dhe eshte gjynah t'i fshihni!

Të fundit