Nënshkrimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Nato, Stoltenberg: Më 6 shkurt do shënojmë historinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë me dije se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“Më 6 shkurt do të shënojmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin për inkuadrim me Maqedoninë e Veriut së bashku me MPJ Dimitrov”, shkroi Stoletenberg në Tëitter.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, në praninë e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.