Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Në samitin e Beogradit është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë për heqjen e roaming.
Qytetarët e këtyre shteteve nuk do të tarifohen më për telefonatat që kryejnë nga një operator i telefonisë celulare, jashtë vendit të tyre dhe anasjelltas. Aktualisht këto tarifa janë pothuajse dyfish më të larta se ata që përdoren brenda një shteti.
Në bazë të vendimit të samitit te dyte digjital të Beogradit, tarifat do të pësojnë ulje që nga 1 Korriku i këtij viti dhe në 2021 tarifat e romingut do të jenë zero.
Heqja e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor është kërkuar nga Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, u ndal tek Kosova, që është gjithashtu pjesë e marrëveshjes, duke thënë që “është vështirë e pranueshme që Kosova ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, duke thënë se ajo vjen në kohën kur Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe”.
Ky vendim do të ndikojë pozitivisht tek qytetarët që udhëtojnë në këto shtete.