Flash News

KRYESORE

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi në praninë e Trump-it

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi në praninë e

Është nënshkruar para pak minutash marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke. Flitet për projekte të përbashkëta 13 miliardë euro.

Mësohet se pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme në Uashington, Izraeli, që është aleat i ShBA-së, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën, e cila duket se do të jetë një "dhuratë" nga Shtëpia e Bardhë.

 

 

 

Të fundit