Flash News

KRYESORE

Nënshkruhet marrëveshja për shkëmbimin e mjekëve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nënshkruhet marrëveshja për shkëmbimin e mjekëve mes

Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë janë nënshkruar 9 marrëveshje, një prej të cilave është edhe shkëmbimi i mjekëve mes dy vendeve.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili nënshkruan marrëveshjen 3-vjeçare në fushën e Shëndetësisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, në zonat kufitare, mjekët e Republikës së Kosovës do të ofrojnë shërbim të specializuar në Republikën e Shqipërisë, aty ku është e nevojshme.

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e mjekëve në funksion të përmirësimit të strukturave shëndetësore të dy vendeve tona. Palët do të ndërmarrin plane veprimi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilët do të përmbajnë aktivitetet e parashikuara në marrëveshje.

Të fundit