Nëntë muajshe shtatzënë, moderatorja pushime e udhëtime; por emrin vajzës ia vendos bashkëshorti

Moderatorja Kaltrina Mikushnica është nëntë muajshe shtatzënë, ndërsa deri më sot nuk ka patur asnjë shqetësim.

E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, moderatoja ndau emiconet e këtyre muajve, të cilën e ka konsideruar si periudhë relaksi, pushimesh e udhëtimesh.

Ajo pranoi se ka pasur mbështetje nga bashkëshorti dhe nga vajza 4-vjeçare, Rana, e cila mezi pret ta takojë motrën.

Kaltrina tregoi se që pret të sjellë në jetë do të quhet Mara, emër i vendosur nga bashkëshorti, ashtu sikurse edhe emri i vajzës së parë. Për këtë arsye “i vjen inat” (qesh), pasi nëse do kishte qenë djalë do ia vendoste vetë emrin.