Flash News

KRYESORE

“Nëntori” ndihmon Arilenën të nisë me sukses nëntorin

Arilena Ara vazhdon të njohë vetëm sukses.

Edhe pse e kishte nisur mbarë, ishte kënga “Nëntori” ajo që i dha suksesin më të madh këngëtares. Emri i saj dallohet në klasifikimet muzikore ndërkombëtare si: Ukrainë, Rusi etj... Madje edhe grekët janë marrosur pas saj. Me postimin e fundit këngëtarja na tregon se këtë periudhë do të jetë e angazhuar duke u bërë pjesë e mediave greke me intervista dhe performanca.  Përveçse në MAd Tv, Arilena do të jetë edhe e ftuara speciale në “Heaven Music”.

Madje ajo që tani ka një axhendë të ngjeshur edhe për vitin që vjen. Arilena e nis janarin me turne në vendin fqinj.

Të fundit