Flash News

KRYESORE

Neritan Ceka krahason OSBE me një organizatë kriminale

Neritan Ceka krahason OSBE me një organizatë kriminale

Politikani Neritan Ceka ka hedhur akuza të rënda ndaj OSBE-së, e cila sipas tij është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave. Në emisionin ‘360 gradë’, Ceka shton se do ishte mirë që OSBE të largohet nga Shqiperia.

"Del përfaqësuesi i OSBE-së dhe del e thotë mos pengoni zgjedhjet dhe  nuk pyet 'KQZ ka çuar ndonjë shkresë që do të vazhdojë' nuk ka çuar. Si mund të veprojë policia, kjo nuk është handikap, por është pjesëmarrje në krim.  OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të të gjithë këtij aparati kriminal. E them 100 herë dhe nuk trembem fare. Kam thënë duhet të iki OSBE-ja sepse është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave për interesat e tyre”, deklaroi ai.

Të fundit