Flash News

KRYESORE

Neritan Ceka: Kryemadhit i putha dorën në rrugë, shkak Edi Rama

Politiani Neritan Ceka në emisionin ‘Provokacija’ ka treguar se para dy viteve i ka puthur dorën kryetares së LSI-së, Monika Krymadhi. Ceka sqaroi se e ishte koha kur Kryemadhi qëlloi me çizme në Parlament kryeministrin Edi Rama në parlament pas zgjedhjes së njëanshme të kryeprokurorës Arta Marku.

“Dua të tregoj një gjë kofidenciale për Kryemadhin. Nuk jam ulur të pi ndonjë kafe ndonjëherë me Monikën, dhe u takova një ditë në rrugë dhe i thashë me çfarë dore e qëllove me çizme kryeministrin, dhe i kam puthur dorën se ka bërë një gjest të madh për popullin shqiptar.

Dua të ndaj gjestin, Vilhem Teli nuk ka krijuar parti, por është vetëm për këtë gjest për diktatorin. Nuk e qëlloi por shkaktoi një kryengritje. Nuk jam dakort as me Monikën as me Lul Bashën sepse s’kanë program”, zbuloi Ceka.

Të fundit