Flash News

KRYESORE

Neritan Liçaj tregon skenarin e aktorëve për mbrojtjen e Teatrit: S’kanë çfarë të na bëjë

Neritan Liçaj tregon skenarin e aktorëve për mbrojtjen e

Aktori Neritan Liçaj ka treguar se si do të vijojë rezistenca e artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në rast se qeveria nuk tërhiqet.

Nga studio e “BalkanWeb”, aktori Liçaj u shpreh se aktorët mund të ngujohen brenda Teatrit, teksa theksoi se kryeministri duhet ta tërheq projektligjin pasi edhe vetë ai e di që është i turpshëm dhe i papranueshëm.

“Jo se do marrim armët jo, do ngujohemi aty brenda. Çfarë do na bëjnë? Do na vrasin? Kush i lë? Çfarë kujton se do vijë polici të më prekë mua me dorë? Jo mor jo se më duan, të jeni të bindur. Me Teatrin Kombëtar, e di shumë mirë kryeministri Rama se e ka provuar, sa do i fuqishëm, i pushtetshëm, para të ketë, ai e di mirë që Teatri Kombëtar, është një emër shumë i madh. Ndaj e them, është fitil i madh, uroj të mos e ndezi atë fitil se do i plasi atij bomba në dorë, në kuptimin figurativ. I ngujohemi aty dhe s’ka çfarë të na bëjë fare. Prandaj mos e çojë atë projektligj sepse dhe ai e di që është i turpshëm dhe i papranueshëm”, tha Liçaj.

Të fundit