Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Nëse ai mësuesi ka aq shumë vota...”, Gjiknuri flet për ‘kandidatët me probleme kriminale': Frikë për partitë që s’mbajnë përgjegjësi
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi propozimin e fundit me 7 amendamente për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të paraqitur në Këshillin Politik.
Duke folur në abcnews, Gjiknuri tregoi si do të bëhet shpërndarja e deputetëve me lista të hapura, ku në thelb fituesit i cakton kryetari i partisë.
Po ashtu, ai u pyet mbi një rast hipotetik se si veprohet nëse një mësues shumë i mirë dhe i njohur për një komunitet të caktuar nuk është futur në listën e partisë se nuk ka staturën politike si të emrave të njohur.
“Nëse ka aq shumë vota, atë mësuesin do ta marrë një parti tjetër. Nuk të le njeri sot, po je talent dhe figurë me reputacion në një qark të vijnë caktuar të vijën të gjitha partitë të kërkojnë të të marrin mos ki merak. Mjafton mos të ketë probleme kriminale sepse kjo është një frikë për partitë që s’mbajnë përgjegjësi se çfarë fusin aty”, u shpreh Gjiknuri.
https://politiko.al/shperndarja-e-deputeteve-me-lista-te-hapura-gjiknuri-tregon-formulen-e-rames-ai-cakton-kriteret-per-renditjen-e-kandidateve/