Flash News

KRYESORE

"Nëse do të kisha kënaqësi për të shkarkuar dikë, do të ishte Ditmir Bushati"

"Nëse do  të kisha kënaqësi për të shkarkuar

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se arsyeja përse nuk e ka firmosur dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit lidhet me faktin se Ministria e Jashtme do të mbetej në duart e një zv/ministri, në një kohë kur vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme, përfshirë pjesëmarrjen në trojkën e OSBE-së.

"Nuk e kam dekretuar sepse ministri është përgjegjësi kushtetuese dhe po të dekretoja atë do ta lija Ministrinë në duart e një zv/ministri", tha Meta.

Sa i përket raporteve me Bushatin, Meta theksoi se po të ishte për kënaqësi, do e kishte shkarkuar ministrin pasi raportet midis tyre nuk kanë qenë të mira.

"Nëse do të kisha kënaqësi për të shkarkuar dikë do të ishte Bushati sepse marrëdhëniet tona nuk kanë qenë gjithmonë konstruktive, por këtu bëhet fjalë për përgjegjësi instituconale", tha presidenti.

Meta shpjegon lidhjen e LSI me Balilin: Klementit i kam dhënë vetëm dorën, por nuk kam patur asnjë takim

Ilir Meta shkon me Kushtetutë në emision: Qytetarët duhet të jenë të qetë për presidentin e tyre

Të fundit