Nëse ende nuk e keni mbushur shtëpinë me lule, këto foto do t`ju tundojnë

Një nga mënyrat më të thjeshta për të bërë shtëpinë tuaj sa më pranverore janë lulet. Ndaj edhe më poshtë do të gjeni 30 ide për t’i futur ato në shtëpinë tuaj sa më shpejt.

Çfarë? Trëndafila, tulipanë, lule margaritë, por edhe degë të pemëve që sapo kanë çelur…nuk ka kufizime.

Si? Në një vazo të bukur nëse bëhet fjalë për një buqetë me lule që e more si dhuratë ose e krijove me lulet e kopshtit, në një gotë të vogël nëse bëhet fjalë për një lule që e këpute nga vazoja apo në rrugë dhe në një vazo të madhe dekoruese nëse bëhet fjalë për degë që e keni këputur nga një pemë e sapoçelur.

Ku? Në krah të krevatit, në kuzhinë, në tavolinën e sallonit. Në fakt, kudo!

Frymëzohuni!