Flash News

KRYESORE

Nëse gërhitja është shqetësimi juaj, ka një zgjidhje për këtë...

Nëse gërhitja është shqetësimi juaj, ka një

Gërhitja është një eksperiencë që shumë njerëz e kanë përjetuar, por që hera herës kthehet në shqetësim për partnerin apo partneren. Megjithatë ka disa teknika dhe ushtrime që mund të ndiqni, nëse ju doni të eleminoni gërhitjen. Metodat për eleminimin e saj po praktikohen së fundmi në Tajvan.

Aparati “trajnues i muskujve të gjuhës” ka një gyp të vogël të mbushur me ajër në njërën anë. Fundin e gypit, i cili është i mbushur me ajër, gërhitësi e fut në gojë derisa e vë gjuhën në pozita të ndryshme, lart dhe poshtë.

Qëllimi është që me këto ushtrime të forcohen 8 muskuj të gjuhës në mënyrë që të pengohet lirimi i pjesës së rëndësishme të indit. Indi në gojë lirohet gjatë gjumit, si dhe gjuha.

Ushtrimet për gjuhën të cilat mund t’i bëni edhe vetë:

Ngrini majën e gjuhës deri te qiellza dhe kthejeni prapa. Përsëriteni 20 herë.

Lehtë thithni gjuhën në drejtim të fytit, duke e mbajtur lehtë gjuhën në qiellzë. Përsëriteni 20 herë.

Hapeni gojën dhe detyrojeni pjesën e poshtme të gjuhës të qëndrojë në fund të gojës derisa maja e gjuhës prek dhëmbët e poshtëm. Përsëriteni 20 herë

Shqiptoni “Aaaaaa” sikur të jeni para mjekut. Përsëriteni 20 herë.

Lani duart dhe vendoseni gishtin tregues nga ana e brendshme e faqes dhe pak zgjateni nga poshtë. Kështu do të forconi indet e gojës. Përsëriteni 20 herë.

Përtypeni ushqimin në të dyja anët e gojës në mënyrë që muskujt e gojës të forcohen njëlloj.

Të fundit