Flash News

KRYESORE

“Nëse njerëzit nuk na dëgjojnë, Zoti na ruajt”, Pipero: Java që vjen është vendimtare

“Nëse njerëzit nuk na dëgjojnë, Zoti na ruajt”,

Doktor Pëllumb Pipero, pas dyfishimit të rasteve me koronavirus në krahasim me një ditë më parë, tregon se java që vjen do të jetë vendimtare. Sipas tij, në një lidhje direkte për Neës 24, nëse nuk do të zbatohen masat e karantinës, Shqipëria do të shkojë drejt skenarit të Italisë. Ndaj ai apelon që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, pasi askush nuk është i paprekshëm.

Pas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera. Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë.

Java që nis është deçizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masva të marra. E përsëris, nga ky virus askush nuk është i paprekshëm, pavarësisht se dikush ka apo nuk ka komplikacione. Numri i rasteve është dyfishur në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit”,- tha Pipero.

Pipero shprehet se nëse “njerëzit nuk dëgjojnë, Yoti në ruajt”, thotë ai.

Minimalisht të qëndrojnë në shtëpi është shumë pak për të fituar shumë jetë njerëzish. Nesër do të jetë shumë vonë. Nesër i afrohemi një hap më shumë skenarit italian, por nëse qytetarët nuk na dëgjojnë, nuk kam ç’tju them më pastaj: Zoti na ruajtët…”, sqaroi ai.

Të fundit