Flash News

KRYESORE

Nëse nuk e mohon a është e vërtetë? Brad Pitt nuk thotë as "po" as "jo" për ribashkimin me Aniston

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, i kanë dhënë fund martesës së tyre njëherë e përgjithmonë. Tashmë edhe zyrtarisht. Ish-bashkëshortët ishin prej disa vitesh nëpër gjykata për të ndarë nga njëri tjetri por vetëm para disa javësh kanë firmosur dokumentet.

Mirëpo, gjatë gjithë kësaj periudhe të ndarë, mediat aluduan se Brad Pitt është kthyer tek ish-bashkëshortja e tij e parë, aktorja Jennifer Aniston (kujtojmë se ishte pikërisht Angelina ajo me të cilën Brad tradhtoi Jennifer-in).

Kurioziteti i një paparaci e ka bërë atë ta pyesë direkt aktorin Pitt"

“Më duhet të të pyes mor’ burrë. A do të ktheheni ti dhe Jennifer?”

Dhe Brad Pitt, u përgjigj:

Oh, Zot i madh!”, qeshi dhe u fut në makinën e tij duke i uruar gjithë të mirat paparacit

Pra Brad Pitt as nuk e mohoi as nuk e pohoi. Dhe si ta marrim ne këtë si përgjigje?

Epo, fakti që nuk e mohon, diçka edhe mund të ketë.

Të fundit