All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nëse po kërkoni të shihni filma me tematikë “pandeminë” skeduloni kohën për disa

All - Paragraf - 1

Teksa numri it ë prekurve nga koronavirusi shtohet çdo ditë e më tepër – në shumë vende të botës – njerëzit përpiqen të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet si të kalojnë karantinën. Filmat dhe serialet kanë zënë vend më tepër në jetën tonë këtë periudhë karantinimi.

All - Paragraf - 3

Ndaj nëse jeni duke kërkuar filma me tematikën “pandemi” ka shumë të tillë, ndaj nëse dëshironi të shihni ndonjë prej tyre, më poshtë keni të listuar disa filma “pandemik”:

Virus (2019)

Edhe pse ky film është i trilluar, bazohet në ngjarjet e vërteta që kanë të bëjnë me shpërthimin e Nipahut 2018 në Indi. Sëmundja vlerësohet të ketë vrarë të paktën 75 përqind të të infektuarve, por ky film tregon një përpjekje të një komuniteti të vogël për të parandaluar përhapjen e tij. Virus nënvizon se sa shumë punë bëjnë mjekët dhe epidemiologët e përmbajnë krizën.

Flu (2013)

Nj prodhim korean, ky film nga Koreja e Jugut ka të bëjë me një virus që shpërthen nëpër Bundang dhe bën që qyteti të karantinohet. Të infektuarit kanë vetëm 36 orë për të jetuar. Ata Në disa skena, ky film është i rëndë. Dhe pa asnjë njeri të aftë të hyjë ose të dalë nga qyteti, kaosi mbretëron ndërsa ndërpritet komunikimi dhe shpërthejnë trazirat.

The Last Days (2013)

Epidemia në “Ditët e Fundit” e shndërron njerëzimin në agorafobë sepse të dalësh jashtë, në botën e hapur, definon vdekjen. Por një inxhinier softëer-esh duhet të gjejë të dashurën e tij, kështu që ai do të lirojë ndërtesën e tij dhe të dalë jashtë, duke lundruar në tunele nëntokësore dhe kudo tjetër që i siguron strehim, gjatë udhëtimeve të tij.

Contagion (2011)

Askush nuk mendonte  që në vitin 2020 duke përjetonim në realitet atë që u trajtua në 2011-ën në filmin “Contagion” të Steven Soderberg. Është kthyer në një nga filmat më të shikuar këto ditë, pasi bota po përjeton një pandemi globale që ngjason mjaft me sëmundjen në film.

Carriers (2009)

Nëse jeni duke kërkuar një përshkrim më të çuditshëm dhe realist të një pandemie në një botë pas-apokaliptike, Carriers është filmi për ju. Historia paraqet një grup miqsh ndërsa ata u përpoqën të gjejnë një zonë pa murtajë dhe të presin që gjërat të qetësohen. Sidoqoftë, gjatë rrugës për atje, ata takohen me një burrë dhe vajzën e tij të infektuar, e cila më pas përhapë sëmundjen te një anëtar i grupit. Ky është një film i ngadaltë, dramatik dhe plotësisht i zymtë.

Të fundit