Flash News

KRYESORE

Nëse punoni si ‘qen’ duhet të ndryshoni karrierë

Nëse punoni si ‘qen’ duhet të ndryshoni karrierë

Punoni shumë dhe nuk shpërbleheni sa duhet? A është e premtja dita juaj e preferuar (sidomos pas orës 17:00)? A shkoni herët në punë çdo ditë? A qëndroni mbrëmjeve deri vonë? A janë këto orë ekstra të pavlerësuara nga menaxheri apo stafi drejtues? A iua ngarkojnë juve detyrat të cilat asnjë nuk ka dëshirë t’i bëj? Kur ktheheni nga puna, a ndiheni të lodhur dhe gjithçka që mund të bëni është të vishni rrobat e gjumit dhe të qëndroni në krevat?

Nëse shumica prej përgjigjeve të këtyre pyetjeve të mësiperme ishte ‘po’ atëhere  ju keni nevojë urgjente të ndërroni punë ose karrierë sepse këto janë treguesit se ju po punoni si ‘qen’.

Ndoshta arsyeja pse po lodheni kaq shumë në punë është se ju nuk keni vetëbesimin e duhur që të mendoni se ju vleni më shumë në jetë. Në mënyrë që të arrini punën që dëshironi, jo vetëm që ju duhet të besoni në aftësitë tuaja, por të jeni të sigurt mjaftueshëm sa për të arritur atë që dëshironi më shumë në jetë.

Këshilla për të rritur vetëbesimin

Veshja – Sa më mirë të visheni, aq më mirë do të ndiheni me veten. Zakonisht njerëzit gjykojnë nga pamja e jashtme, kështu që, sa më mirë të visheni, aq më pozitive do të jenë përshtypjet për ju.

Qëndrimi dhe të ecurit – Qëndrimi dhe gjuha trupore thonë shumë për personalitetin tuaj. Nëse ruani drejt-qëndrimin dhe buzëqeshni, ecni me kokën lart dhe jepni shtrëngime dore të forta, do të reflektoni shumë siguri dhe vetëbesim, shkruan ‘Busines Mag Albania’.

Dilni përpara – Si në shkollë, të uleshit në pjesën e pasme të klasës ishte një shenjë që nuk kishit besim në vetvete dhe “nuk dëshironit që mësuesi t’iu vërente”. Në mbledhje, seminare, takime të stafit, apo prezantime me klientët, sigurohuni që ju të uleni në fillim të dhomës.

Të fundit