Flash News

KRYESORE

“Nëse Serbia nuk ndalet, taksa e mallrave do të rritet”

“Nëse Serbia nuk ndalet, taksa e mallrave do të rritet”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë për mediat pas reagimeve që solli vendimi i qeverisë kosovare për tarifën rreth produkteve serbe dhe boshnjake. Haradinaj u shpreh se qeveria nuk do të ndalet nga vendimi për rritjen e taksës prej 10 përqind.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të ketë hapa pas, por në rast se Serbia nuk tërhiqet nga qasja që ka ndaj Kosovës, atëherë ai do ta rrisë taksën.

Ndaj taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi Europian, duke kërkuar shpjegime të menjëhershme nga Kosova.

Të fundit