Flash News

KRYESORE

 "Nëse vdes e re", videoja e Naya Rivera-s bëhet virale pasi u mbyt në liqen

Vdekja e Naya Riveras, aktores që u mbyt në liqenin në Kaliforni (që mendohet se mund të jetë mbytur teksa përpiqej të shpëtonte të birin) ka hidhëruar pafund fansat e saj kudo në botë.

Aktorja amerikane njihet për shumë role por sidomos për rolin e nxitëses së tifozëve në "Glee".

Në këtë rol, ajo ka pasur një performancë "If I die Young" (Nëse vdes e re) dhe pas ngjarjes tragjike ku 33-vjeçarja ndërroi jetë, për fansat është akoma më e vështirë ta dëgjojnë këtë performancë.

Sot, kjo përformancë, është kthyer në një këngë zie për artisten që ndërroi jetë në një moshë të re. Videoja është bërë virale duke arritur shumë klikime. Momentalisht ka afro 35 milionë klikime në Youtube.

Lexo edhe: Del autopsia e aktores Naya Rivera që u mbyt në liqen në Kaliforni, shkaku zyrtar i vdekjes

Gjendet pas 5 ditë kërkimesh trupi i pajetë i aktores Naya Rivera

Publikohen pamjet para se aktorja Naya Rivera të zhdukej në liqenin në Kaliforni, shuhen shpresat se mund të gjendet e gjallë

Rindërtohet ngjarja e aktores amerikane, Naya Riviera u mbyt teksa shpëtonte të birin

Del shëtitje me varkë me të birin, aktorja deklarohet e humbur dhe dyshohet se është mbytur

Të fundit