Flash News

KRYESORE

Nëse Xhaka dhe Shaqiri nuk pranojnë, çfarë do bëhet me lekët që po mblidhen për ta

Pasi FIFA dha vendimin për lojtarët e Zvicrës,  Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner të cilët i ka gjobitur me një shumë totale prej 25 mijë frangash, ka ardhur dhe një reagim nga ana e shqiptarëve.

Xhaka dhe Shaqiri janë gjobitur me nga 10 mijë franga secili dhe Lichtsteiner me 5 mijë franga. Por Rilind Reka ka bërë një thirrje për donacione dhe ka krijuar dhe një llogari ku secili mund të dhurojë aq sa dëshiron.

Po çfarë do të bëhet me paratë nëse Federata Zvicerane e Futbollit nuk do të pranojë paratë (që me shumë gjasa nuk do i pranojnë)?

Në donacionin e hapur online shkruhet që nëse ata nuk pranojnë të marrin shumën, do i dhurojnë të gjitha paratë për bamirësi sipas zgjedhjes së tyre.

Deri tani janë mbledhur 17,516 dollarë.

Të fundit