Flash News

KRYESORE

“Nesër dalin pensionistët”, batuta e Ramës me Peçin: Këtu o Tërmet korona

“Nesër dalin pensionistët”, batuta e Ramës me

Kryeministri Edi Rama mbajti një vide-konferencë me kryebashkiakët e PS, në qytetet e të cilëve do të ketë një lehtësim të masave kufizuese. Rama njoftoi se të shtunën (nesër) të moshuarit do të dalin përsëri si fundjavën e kaluar, pra deri në orën 11:00. Për këtë arsye ai u kërkoi kryebashkiakve të marrin masa me qëllim që lehtësimi masve të mos ketë probleme.

Ndërkohë, gjatë bisedës me kryebashkiakët, ajo që tërhoqi vëmendjen ishin batuat e Kryeministrit me të zgjedhurin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi. Tërmeti ishte në rrugë gjatë kohës që po zhvillohej video-konferenca, ndaj dhe kamera e tij ishte e lëvizshme. “Tërmet, të lutem Tërmet se ti je i lëvizur shumë. Duhet të bësh çmos që kjo hapje mos të na turpërojë atje në Tepelenë me historira që pastaj kthehen në zinxhir epidemic”, tha Rama.

Nuk i kursu batutat as Tërmet Peçi, i cili i tha Ramës se urdhrat e tij zbatohen nuk diskutohen. “Urdhri jot zbatohet, nuk diskutohet. Këtu o Tërmet o korona, s'bëhet fjalë. Po dëgjomë mua. Mendoj që deri tani masat të gjitha janë zbatuar me përpikmëri deri më një. Unë sot vij nga Lobsi, Lobsi është kufi me Vlorën. Falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast dhe shpresojmë dhe besojmë që me këto masa dhe me bekimin e Allahut të mos kemi asnjë rast. Temelana është model”, tha kryebashkiaku i Tepelenës.

Të fundit