Flash News

KRYESORE

Nesër ‘Dita e Verës’, këto janë rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Nesër ‘Dita e Verës’, këto janë rrugët

Nesër do të organizohen në Tiranë disa aktivitete me rastin e Ditës së Verës. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur të gjitha rrugët që do bllokohen dhe devijimin e trafikut në kryeqytet.

Shoferët këshillohen të përdorin sa më pak automjetet përgjatë gjithë ditës, për të lehtësuar trafikun, i cili është i rënduar edhe në ditë të zakonshme.

Dita e Verës/ Në Tiranë do të organizohen 6 koncerte; Fero, Arilena, Dj Sardi dhe Kastriot Tusha do performojnë për qytetarët

Rrugët që bllokohen:

  1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D'Ark.

- Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:

- Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.

- Në blv. “Zhanë D'Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

  1. Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.

Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

- Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

  1. Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.

Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.

- Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

  4. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Ëillson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Willson – “Sami Frashëri” - blv. “Bajram Curri” - ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George W. Bush”.

Të fundit