Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nesër ‘Dita e Verës’, këto janë rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Nesër do të organizohen në Tiranë disa aktivitete me rastin e Ditës së Verës. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur të gjitha rrugët që do bllokohen dhe devijimin e trafikut në kryeqytet.
Shoferët këshillohen të përdorin sa më pak automjetet përgjatë gjithë ditës, për të lehtësuar trafikun, i cili është i rënduar edhe në ditë të zakonshme.
Rrugët që bllokohen:
- Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D'Ark.
- Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:
- Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Në blv. “Zhanë D'Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.
Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.
Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.
- Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
4. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Ëillson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Willson – “Sami Frashëri” - blv. “Bajram Curri” - ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George W. Bush”.