Flash News

KRYESORE

Nesër e shkarkojnë nga detyra, Xhafaj bën postimin e fundit: Në 6 javë u arrestuan 390 persona

Nesër e shkarkojnë nga detyra, Xhafaj bën postimin e fundit:

Ministri i Brendshëm, ende në detyrë, Fatmir Xhafaj, ka reaguar për operacionin e zhvilluar nga policia javën e fundit ku u arrestuan mbi 50 persona të cilësuar si të fortë.

Përmes rrjetit social Twitter, Xhafaj thotë se kjo është dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë teksa shton se në 6 javë mbi 390 vetë u vunë në pranga.

“Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s'është show a 'betejë' në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë #ForcaeLigjitnëTerritor💪

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni “Ndëshkimi i 'të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë🤫 Daullexhinjtë avazin😎🤥”, shkruan Xhafaj.

Këto janë edhe dy postimet e fundit të Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm. Ditën e nesërme është njoftuar mbledhja e Kuvendit në seancë plenare ku do të votohet dekreti për shkarkimin e Xhafajt.

Të fundit