Flash News

KRYESORE

“Nesër fillon aplikimi për pagën e luftës”, Ahmetaj: Mund të kemi dhe 90 mijë të papunë

“Nesër fillon aplikimi për pagën e luftës”,

Duke nisur nga dita e mërkurë, datë 1 prill, do të fillojnë aplikimet për të përfituar të ashtuquajturën “paga e luftës”. Këtë e pohoi Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ahmetaj u shpreh se janë 60 mijë të papunë që do të përfitojnë pagën minimale prej 26 mijë lekësh. “Ka një sërë sipërmarrjesh për shkak të uljes së lëvizjes dhe uljes së konsumit që ka humbje të punësimit. Sot gjithë biznesi i vogël që preket nga urdhri 193 ka 60 mijë e 422 të papunë. Që vijnë prej urdhrave dhe janë pjesë e paketës dhe që nga nesër fillon aplikimi dhe të jepen paratë cash. Që janë të punësuar, të vetëpunësuar apo të punësuar pa pagë.”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj gjithashtu u shpreh se në Shqipëri mund të ketë deri në 90 mijë të papunë deri në fund të krizës nga koronavirusi. “Ti kthehemi elementit të parë. Parashikuam rritjen ekonomike 3.9. Me rritjen e sulmit të koronavirusit, bëmë një përllogaritje makro dhe parashikuam se do kishim një përgjysmim të rritjes ekonomike. Në përputhje me dinamikën do ketë dhe përgjigje nga qeveria. Ajo që nuk dimë është se sa kohë do zgjasë. Mund të ketë dhe 90 mijë të papunë. Ne monitorojmë ditë për ditë të gjitha lëvizjet që ndodhin në borderotë dhe për ta ndarë me ju në ekonomi qarkullimi të parjavshme”, tha Ahmetaj.

Të fundit