Flash News

KRYESORE

Nesër homazhe në Kuvendin e Kosovës për vdekjen e Arian Dacit

Nesër homazhe në Kuvendin e Kosovës për vdekjen e Arian

Zëvendësministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Arian Daci do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Daci humbi jetën tragjikisht nga një ortek bore në Brezovicë sot, teksa po bënte ski me shokët.

Gjatë ditës së nesërme do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:30 deri në 11:45.

Ndërkohë në mesditë do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin kombëtar. Daci do të varroset në orën 13:00.

Arian Daci, djali i ish kryetarit të Kuvendit Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.

https://politiko.al/e-ze-orteku-ne-brezovice-vdes-zv-ministri-i-diaspores/

Të fundit