Nesër Kapshtica e bllokuar, arsyeja është sërish pala greke

Pika doganore e Kapshticës do të jetë sërish e bllokuar nesër dhe shkaku do të jetë sërish pala greke.

Policia shqiptare është njoftuar nga policia greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga dogana greke, duke filluar nga ora 00:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 23:59 të datës 09.11.2017, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë, të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.