Flash News

KRYESORE

Nesër konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Ahmetaj tregon pritshmëritë nga ndërkombëtarët

Nesër konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Ahmetaj

Ditën e nesërme do të mbahet në Bruksel konferenca e donatorëve, organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la mijëra të pastrehë dhe shënoi 51 viktima.

Në një intervistë dhënë për Tv Klan, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj  thotë se nga kjo konferencë qeveria shqiptare pret të mbledhë 300 deri 350 milionë euro.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin.

Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Nga axhenda e bërë publike nga Komisioni Europian parashikohet që konferenca të nisë me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë Eurosh që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 nëntorit.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ministri i Jashtëm holandez Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin.

Të fundit