Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Nesër KQZ shpall zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë
Një javë pas zgjedhjeve të 25 qershorit Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nesër do të nisë shpalljen zyrtare te rezultateve te zgjedhjeve sipas zonave elektorale. Para shpalljes do të bëhet verifikimi i të gjitha procesverbaleve, për 5362 qendra votimi. Dje pranë KQZ mbërritën edhe 3 kuti me fletë-votimi, që nga vetë KZAZ janë shpallur të parregullta, pasi në momentin që janë marrë në dorëzim është cënuar integriteti i tyre. Bëhet fjalë për KZAZ 23 në qarkun Durrës dhe për 2 KZAZ në qarkun Gjirokastër, konkretisht për Këlcyrën dhe Dropullin. Këto kuti nuk janë numëruar por kjo nuk ndikon në rezultatin e qarqeve. Në këtë rast, kutitë administrohen nga KQZ.
Ndërkohë, deri nesër do të bëhen verifikimet e fundit për secilën kuti dhe nga e hëna do të nisë shpalljen e rezultateve zyrtare për qarqet Fier, Lezhë, Elbasan, Kukës dhe Dibër. Pranë komisionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve nuk ka mbërritur asnjë ankim apo kërkesë, nga asnjë subjekt zgjedhor. Përjashtim bën vetëm PDIU e cila që prej 27 qershor i ka dërguar KQZ këtë ankesë, për problematikën e hedhjes së të dhënave të tabelave të grupeve të numërimit nga KZAZ-të. Bëhet fjalë për qarkun e Tiranës dhe për 4 qendra votimi, ku 31 vota të PDIU-së kanë shkuar gabimisht për PDS. Këto vota, sipas PDIU, nuk janë pasqyruar drejt nga grupet e numërimit dhe si këto raste janë edhe shumë të tjera të evidentuara, ndonëse zyrtarisht ankesa është bërë vetëm për këto 4 qendra numërimi. Pritet që edhe kjo aneksë të merret në shqyrtim, me shpresë se z. Idrizi mund të jetë pjesë e parlamentit të ri.