Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Nesër krijohet koalicioni opozitar, PD firmos me LSI dhe aleatët e tjerë
Nesër do të krijohet koalicioni opozitar. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se procesi do të nisë në orën 09:00, me firmosjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit.
Raportohet se me koalicionin e partisë së drejtuar nga Lulzim Basha do të bashkohen partitë kryesore të opozitës, të cilat kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme, por jo me Edi Ramën në pozitën e kryeministrit.
Raportohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, që synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që pretendohet se janë faktuar duke manipuluar zgjedhjet.
Lëvizja Socialiste për Integrim mësohet se do i bashkohet koalicionit me Partinë Demokratike, së bashku me PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.