Flash News

KRYESORE

Nesër mbledhja me sekretarët, UEFA i shtyn të gjitha aktivitetet?

Nesër mbledhja me sekretarët, UEFA i shtyn të gjitha aktivitetet?

UEFA ka programuar një konferencë virtuale me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave për nesër. Gjatë saj do të bëhet një analizë për gjendjen aktuale të kushtëzuar nga koronavirusi dhe për të diskutuar riprogramimin e ndeshjeve në kalendar.

Përfaqësuesit do të ekzaminojnë zhvillimet e të gjitha kompeticioneve të skuadrave kombëtare dhe klubeve, plus do të diskutojnë çështje si kontratat e lojtarëve dhe transferimet.

Për atë që lidhet me ekipet kombëtare, është zyrtare shtyrja e Euro 2020 në vitin 2021. Eshtë pezulluar dritarja ndërkombëtare e marsit, por ende jo ajo e qershorit. Do të pezullohet edhe ajo që klubet të mbarojnë kampionatet e tyre. Nations League-2020-2021, që është caktuar më 3 shtator, do të shtyhet.

Të fundit