Flash News

KRYESORE

Nesër ndahen fondet e fushatës, publikohen shifrat që do të përfitojnë partitë, kryeson PS

Nesër ndahen fondet e fushatës, publikohen shifrat që do të

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve do të miratojë në mbledhjen e ditës së djeshme edhe projektvendimin për ndarjen e fondeve për partitë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kështu, sipas projektvendimit, fondi ndahet në dy pjesë, 95 % e tij jepet për gjashtë partitë që kanë më shumë vota, ndërsa 5 % është për 9 parti më të vogla. Te 95 % e fondit hyjnë PS e cila merr 44,486,402 lekë të reja, LSI me 11,253,690 lekë, PDIU me 2,803,414 lekë; FRD me 1,827,703 etj. SI LLOGARITEN Shuma që i takon secilës parti politike gjendet duke pjestuar shumën prej 61.75 milionë lekësh me 990.255 vota të vlefshme të grumbulluara nga 6 partitë politike që përfitojnë nga 95% i shumës së akorduar nga buxheti i shtetit, herësi që del shumëzohet me numrin e votave që ka përfituar secila parti në zgjedhjet e vitit 2013, raporton “Panorama Online”.

Pjesa tjetër e fondit prej 3.25 milionë lekësh, 5% e fondit të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit për këtë qëllim, ndahet ndërmjet 9 partive politike të cilat janë regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017 dhe nuk përfitojnë nga ndarja e 95% të fondit. Shuma që i takon secilës nga 9 partitë politike që perfitojne nga 5% i shumës së akorduar nga buxheti i shtetit gjendet duke pjestuar shumën prej 3.25 milionë lekësh me 9, numri i partive që përfitojnë, 361.111 lekë është shuma që përfiton secila nga 9 partitë politike. Në total, fondi prej 65 milionë lekësh i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore, do t’u shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, si më poshtë:

Të fundit