Flash News

KRYESORE

Nesër ndryshon moti, priten reshje shiu e dëbore

2018-ta ka nisur me një mot të ngrohte dhe me diell, por duket se kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi duke filluar nga pasditja e sotme do të ketë reshje shiu.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencës sot në mbrëmje dhe deri në orët e para të ditës së nesërme  do të ketë reshje të dobëta, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare

Në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore në veri dhe në lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: -2 °C / 6 °C.

ERA

Sot (e mërkurë, dt.03) dhe nesër (e enjte, dt.04) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdetin e jugut deri mesatare.

Të fundit