Flash News

NDËRKOMBËTARE

Nesër nis ‘Brexit’, shifra marramendëse që Britania do i paguajë Brukselit

Nesër nis ‘Brexit’, shifra marramendëse që Britania

Theresa May do të paraqesë zyrtarisht të mërkurën kërkesën për daljen e Britanisë së Madhe. Ditë historike, sepse është hera e parë që një vend shpall dëshirën për të dalë nga BE.

Pas kësaj do të nisin negociatat për daljen nga Bashkimi Evropian midis Britanisë së Madhe dhe 27 shteteve anëtare, të cilat është parashikuar të shtrihen në dy vjet. Pyetja qendrore në këto negociata do të jetë: sa duhet të paguajnë britanikët për ndarjen? Që tani qarkullon një shumë prej 60 miliardë eurosh, të cilën Brukseli do t'ia ngarkojë në kurriz Britanisë së Madhe.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Brexit-it propagandonin ditë për ditë gjatë fushatës së Brexitit se Britania e Madhe përcjell çdo javë në Bruksel shumën e supozuar prej 350 milionë Paund. Kjo shifër ka mbetur në kujtesë. Edhe nëse miqtë e BE ankohen se kjo shumë nuk merr parasysh as rabatin për Britaninë dhe as shumën që merr Britania e Madhe nga buxheti i BE.

Kryeministrja britanike e interpreton në këtë drejtim votën e zgjedhësve për Brexit-in. "Besoj se ata e bënë shumë të qartë se nuk duan që çdo vit t'i paguhen shuma të mëdha Bashkimit Evropian".

Si qeveria e saj, ashtu edhe Dhoma e Sipërme e Parlamentit kanë ngarkuar juristë që ta verifikojnë gjendjen juridike - dhe ata arrijnë në përfundimin: sapo Britania e Madhe të dalë nga BE, ajo nuk është më e detyruar që t'i paguajë asnjë Paund Bashkimit Evropian. Kjo e gëzon deputetin e konservatorëve Tory, Jacob Rees-Mogg. Ai thotë se pas kësaj date "ne nuk kemi asnjë detyrim ligjor përballë BE". (Deutsche Welle)

Të fundit